Dardanet zhvillojnë stërvitjen e parë në Antalia para ndeshjes me Ukrainën

02 prill 2024 | 17:06

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave në futboll ka zhvilluar të martën në Antalia seancën e parë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e parë në kuadër të ciklit të ri kualifikues për Kampionatin Evropian 2025.

Dardanet do të përballen të premten në Antalia me Ukrainën në kuadër të Ligës B në Grupin B4, derisa më 9 prill do të luajnë kundër Uellsit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Përzgjedhësja Anneli Andersen kishte në dispozicion të gjitha lojtaret e përzgjedhura për këto dy ndeshje dhe së bashku me stafin e saj ka punuar për përgatitjen sa më të mirë të ekipit për dy ndeshjet e para të këtij cikli të ri kualifikues.

Atmosfera në kampin e Dardaneve është mjaft pozitive, duke synuar vazhdimin e trendit të rezultateve pozitive nga 14 ndeshjet e fundit.

Seanca stërvitore ka qenë goxha intensive, teksa stafi i trajnereve është fokusuar në taktikat dhe punën në grup për të siguruar që ekipi të jetë gati për sfidat e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
5 mijë kilometra rrugë në këmbë. Kaq do t’i bëjë…