Dy futbollistët nga Kosova ndër më të mirët në duelet ajrore
Dy futbollistë nga Kosova janë në mesin e dhjetë më të mirëve në një statistikë të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, ku deri më tani janë zhvilluar pesë xhiro të fazës së ligës.
Bëhet fjalë për sulmuesin Vedat Muriqi dhe mbrojtësin Amir Rrahmani, të cilët po paraqiten në Champions këtë sezon, njëri me Fenerbahçen dhe tjetri me Napolin.
Statistika në të cilën po spikatin Muriqi dhe Rrahmani është ajo e dueleve të fituara në Ligën e Kampionëve deri më tani.
Muriqi ka fituar 18 duele ajrore, duke u renditur i dyti në këtë statistikë të Championsit. Vendin e parë e mban Jeff Chabot i Stuttgartit, me 19 duele të fituara.
Ndërkohë, Rrahmani zë vendin e nëntë, me 12 duele ajrore të fituara në garën më elitare të Evropës.
Si Muriqi, ashtu edhe Rrahmani kanë regjistruar nga pesë paraqitje deri më tani në Champions, ku sulmuesi ka shënuar dy gola, kurse mbrojtësi ka realizuar një gol.



