Muçi nuk ftohet nga Trabzonspori për Ligën e Konferencës
Ernest Muçi nuk është përfshirë në ekipin e Trabzonsporit për ndeshjen e Ligës së Konferencës kundër CSKA Sofjes.
Trabzonspori do ta luajë sonte, nga ora 21:00, në Bullgari ndeshjen e xhiros së katërt të fazës së ligës, ndërsa Muçi nuk do të jetë pjesë e ekipit.
Muçi nuk është ftuar për këtë ndeshje nga trajneri i Trabzonsporit për shkak të shqetësimeve fizike. Ai ka mbetur në Stamboll për t’u rikuperuar dhe për të qenë gati për fundjavë.
Futbollisti i Shqipërisë është njëri prej lojtarëve kryesorë të Trabzonsporit këtë sezon, në të cilin ka shënuar tre gola dhe ka dhënë shtatë asistime në 15 paraqitje në të gjitha garat.
Pavarësisht pushimit në ndeshjen ndaj CSKA Sofjes, Muçi do të jetë në dispozicion të ekipit për duelin ndaj Goztepes, që luhet të hënën e ardhshme në kuadër të Superligës turke.



