Një mjek tregon të vërtetën për kërcitjen e gishtave

06 janar 2022 | 09:31

Shumë njerëz ndihen jashtëzakonisht të kënaqur kur kërcasin nyjat e tyre.

Por kjo kënaqësi largohet shpejt, kur një prind, mik apo edhe partner ju paralajmërojnë të mos e bëni atë ‘përndryshe do të keni artrit’.

Një mjek tani ka zbuluar të vërtetën pas kërcitjeve të nyjave tuaja dhe nëse vërtet mund të shkaktojë artrit.

Artriti është një gjendje e zakonshme që shkakton dhimbje dhe inflamacion në një kyç. Ka lloje të ndryshme të gjendjes dhe një nga pjesët e trupit që preken më shumë janë duart.

Duke iu përgjigjur një videoje të TikTok të një përdoruesi që kishte kërcitur gishtat dhe kyçet e saj, në llogarinë e tij Mad Medicine, mjeku praktikant Mutahir Farhan, zbuloi arsyen e vërtetë pse nyjat tona kërcasin.

Ai shpjegoi: “Shumë njerëz priren të mendojnë se kërcitja e gishtave të dorës do të çojë në artrit. Kjo nuk është e vërtetë. Kur ju kërcitni kyçet tuaja, në fakt po shpërndani flluska që formohen në nyjat tuaja në lëngun tuaj sinovial”.

Farhan, i cili është mjek i vitit të dytë në Kaliforni në SHBA, tha se lëngu sinovial është lëngu që ndodhet në hapësirën e kyçeve që funksionon si lubrifikant për kyçet tona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 36-vjeçar dhe e dashura e tij 26-vjeçare, që dyshohet të…