Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit të katërt në rastin e Liridona Ademajt

11 dhjetor 2023 | 12:18

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e sigurisë prej një muaj paraburgim të dyshuarit të katërt për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt.

Departamenti për Krime të Rënda ka mbajtur sot seancën dëgjimore, duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit.

T.D., i dyshuari i katërt për përfshirje në vrasjen e 30-vjeçares nga Gjakova, është dërguar në paraburgim për 30 ditë.

“Gjyqtarja e Procedurës Paraprake vlerësoi se ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, ngase ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri T.D ka kryer veprën penale, andaj nëse i njëjti gjendet në liri, mund të ndikoj në të dëmtuar dhe në dëshmitarë, si dhe ekziston edhe rreziku i përsëritjes së veprës penale, e të gjitha së bashku kanë plotësuar bazën ligjore për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjykata tha se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri T.D me datë 29.11.2023 rreth orës 14:00 në vendin e tij të punës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në kundërshtim me Ligjin në fuqi për armë apo materie plasëse, ia ka shitur armën të dyshuarve N.M dhe G.P.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe kryeshefi…