Një muaj pas problemeve me shëndetin mendor, modelja e famshme i mahnit të gjithë me paraqitjen e saj (FOTO)

18 tetor 2022 | 14:30

Modelja e famshme, Cara Delevingne, duket se po e rikuperon veten pasi i shqetësoi të gjithë me pamjet ku shihej në gjendje jo të mirë shëndetësore.

30-vjeçarja mori pjesë në “Fremantle Photocall” si pjesë e “MIPCOM 2022” në Kanë të hënën mbrëma, ku arriti të rrëmbente vëmendjen e të gjithëve me paraqitje ne saj.

Delevingne kishte veshur një fustan të zi, i ngushtë dhe bust, të cilin e kombinoi me një palë taka të së njëjtës ngjyrë. Gjithashtu kishte vendosur edhe një varëse të thjeshtë ngjyrë ari.

Nga ana tjetër, flokët i kishte lënë të lëshuara dhe me valëzim që i vinin poshtë shpatullave, ndërsa grimi i saj ishte i theksuar tek sytë ndërsa tek buzët një ngjyrë nude.

Kjo shënon daljen e dytë publike të Delevingne që pas shqetësimeve për shëndetin dhe mirëqenien e saj.

Në fillim të shtatorit, modelja u shfaq në publik me pamje të çoroditur në aeroportin Van Nuys të Kalifornisë, ku paparacët e kapën atë duke mbërritur me këmbët e varura nga dritarja e sediljes së pasme të një makine.

Modelja e cila po ecte zbathur para derës së hotelit dukej e shqetësuar dhe lëvizte sa andej- këndej qenin e saj teksa pinte cigare dhe fliste në telefon.

Një muaj pas problemeve me shëndetin mendor, modelja e famshme iNjë muaj pas problemeve me shëndetin mendor, modelja e famshme iNjë muaj pas problemeve me shëndetin mendor, modelja e famshme i

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Demi Rose ka shfaqur edhe njëherë format e saj bombastike…