Një mundësi tjetër për ta porositur librin “Gjurmë të pashlyeshme”

30 mars 20:49

Lexuesit e interesuar, posaçërisht në këtë kohë të karantinës shkaku i virusit korona, kur leximi mund të ndihmojë shumë në përballimin e saj, librin “Gjurmë të pashlyeshme”, të autores Basrie Murati-Sakiri, tani mund ta porosisin direkt edhe te “Libraria Shqiptare në diaporë”. (https://www.librariashqiptare.ch/product-page/gjurmë-të-pashlyeshme).

Kjo librari, e cila vepimtarinë e vet e ushtron në Zvicër, sipas historikut të prezentuar më 22 shkurt 2020 në faqen e saj në Facebook, është “online Bookstore” i parë shqiptar në diasporë. Ajo ka për qëllim t’u mundësoj lexuesve që librat e preferuar, të shkruar në shqip apo të përkthyer në gjuhën shqipe, t’i kenë në shtëpitë e tyre. Njëkohësisht synon që shqiptarët e diasporës t’i mbajë sa më afër gjuhës shqipe.

“Një ditar i mbushur me ngjarje dramatike, të cilat po i jetonte Kosova në vitet 1988-1989. Është kjo koha kur Serbia përmes tankseve ia kishte hequr Kushtetuten e vitit 1974 dhe autonominë e cunguar që buronte prej saj. Një libër ku autorja Basrie Murati- Sakiri pasqyron përpjekjen e saj, si 18-vjeçare, dhe brezit të saj për të drejta të Kosovës dhe liri kombëtare. Luftën e saj të bërë në dy fronte: kundër shtypjes së Serbisë dhe sistemit patriarkal të kohës. Si pasojë, në përpjekje për t‘i shpëtuar ndjekjes dhe burgosjes, detyrohet të jetojë për tre muaj fsheht. Pasi jetesa e tillë ishte e pa mundur për një kohë të gjatë, detyrohet të emigrojë”. Ky është prezentimi që “Libraria Shqiptare në diaporë” i bën librit “Gjurmë të pashlyeshme”.

(Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se…