Një ndryshim i qasjes së Perëndimit ndaj Serbisë do të ishte i mirëpritur

03 shtator 2023 | 14:00

Afër 60 politikanë evropianë dhe amerikanë kanë kërkuar në korrik qasje më të ekuilibruar të Perëndimit në marrëdhëniet me Kosovën dhe Serbinë.

Bodo Weber, analist politik dhe bashkëpunëtor i lartë në Këshillin e Politikave të Demokratizimit në Berlin, ka thënë se ai e sheh letrën si dëshmi se Perëndimi po ndryshon kurs ndaj Serbisë ose Aleksandër Vuçiqit.

“Ky ndryshim do të ishte i mirëpritur, por për fat të keq, ne nuk shohim një kthesë të tillë në horizont. Përkundrazi, letra e disa parlamentarëve perëndimorë tërhoqi vëmendjen e mediave perëndimore, të cilat zakonisht rrallë shkruajnë për rajonin”, ka thënë Weber në një përgjigje me shkrim për “Zërin e Amerikës”.

Në letrën e korrikut, ligjvënësit e ShBA-së dhe BE-së kritikuan Vuçiçin për lidhjet e ngushta dhe mbështetjen ndaj Milorad Dodik, presidentit nacionalist të Republika Srpskas në Bosnjë e Hercegovinën fqinje. Dodik është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për “minimin e marrëveshjeve të paqes të Dejtonit”, një marrëveshje e sponsorizuar nga ShBA –ja që i dha fund luftës në Ballkan në vitet 1990.

Një tjetër pengesë për marrëdhëniet më të mira midis Beogradit dhe Perëndimit është qëndrimi pro-rus i shefit të spiunazhit serb, Aleksandër Vulin, i cili është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për përfshirje të dyshuar në dërgesat e paligjshme të armëve, trafikun e drogës dhe keqpërdorimin e posteve publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas tetë medaljeve të arta të fituara të shtunën në…