Një nismë ndryshe

05 tetor 2020 | 22:45

Shkruan: Arben Rogova

Përgaditjet për zgjedhjet lokale në Kosovën e pasluftës, kryesisht kanë filluar dhe janë fokusuar 3 – 4 muaj para zgjedhjeve.

Kam parasysh kandidatët për kryetar të Komunave dhe për asembletë komunale.

Kjo praktikë ka dominuar kryesisht në të gjitha partitë politike.

Edhe në PDK, kështu ishte praktike që nga nga themelimi i saj e deri në zgjedhjet lokale të vitit 2017. Mund të jetë përcaktuar apo targetuar ndonjë kandidatë, por caktimi apo definimi i emrave të kandidatëve da facto, behej në muajt e afërt me zgjedhje.

Është hera e pare në Kosovë që në përgaditjet për zgjedhje lokale, një parti politike përgaditet dhe del me kandidatët për kryetar të Komunave dhe kandidatët për asamble komunale. Pra PDK rreth një vit para zgjedhjeve del me opcionet e veta. Kjo praktike e re sigurisht që është më serioze dhe e benë më të veqant PDK-në nga PDK-ja e kaluar dhe nga partitë tjera.

Kryetari i partisë, Kadri Veseli me ekipen e vetë shumë mire e ka menduar këtë. Caktimi me kohë rreth një vit përpara, i kandidatëve do të jetë një përparësi e mundësi shumë e mire në afrimin dhe qasjen ndaj elektoratit. Kjo perudhë e mjaftueshme kohore fillimisht do të krijonte mundësinë për të skanuar komplet gjendjen në komunat e tyre. Pasi të behet skanimi objektiv, produkti me programe e projekte për qeverisje më të mire nga ky skanim do të dilte më bindës dhe joshës për elektoratin e përgjithshem. Strategjia për ta prezentuar e shtrirë në elektorat këte produkt do të funksiononte më efektshem.

Gjithsesi se për të funksionuar më mire dhe për të qenë më bindës për elektorat në prezantimin e produktit zgjedhor, kandidaturat duhet të jenë personalitete kredibile e menaxherë të dëshmuar për elektoratin.

Periudha kohore prej 12 muajsh do të jetë e mjaftueshme për fuqizimin edhe më shumë të kandidatëve kredibil. Këta kandidat kanë kohë të mjaftueshme për kujdes dhe amortizimin të dukurive jo të mira, e që në periudha të ndryshme në të kaluaren e kanë dëmtuar PDK-në.

Kryetari Veseli me këto nisma ndryshe nga e kaluara ka hapur mundësinë për të bërë kapërcimin politik kualitativ! Caktimi i kandidatëve me kohë është një shansë dhe nismë e mbarë, që e mundëson bërjen ndryshe të politikes, e cila është shumë e nevojshme në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka…