Trump sot lirohet nga spitali

05 tetor 2020 | 22:40

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë me dije se sot me orën lokale, në 18:30, do të lirohet nga spitali, ku është trajtuar tash e tri ditë.

Trump ka shkruar se ndihet mirë dhe ka porositur se nuk duhet pasur frikë nga koronavirusi.

“Ndihem vërtet mirë! Mos kini frikë nga koronavirusi. Mos e lejoni t’ua dominojë jetën tuaj. Ne kemi zhvilluar, nën Administratën Trump, disa ilaçe dhe njohuri vërtet të shkëlqyera. Ndihem më mirë sesa 20 vjet më parë”, ka shkruar Trump në profilin e vet në “Twettwr”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ka zhvilluar…