Një nuse aspak e zakontë! Këngëtarja e famshme zgjedh fustan të shkurtër e çizme për ditën e saj të madhe

06 korrik 2021 | 12:47

Gwen Stefani dhe Blake Shelton kanë kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre. Një ditë më parë u përfol për dasmën e tyre, e cila u zhvillua në privatësi të plotë. Ndërsa tani, këngëtarja e famshme ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente të bukura nga dasma e saj.

Stefani shfaqet e veshur me një fustan të bardhë nusërie, por aspak i ngjashëm me të tjerët. Ajo ka zgjedhur për ditën e saj më të rëndësishme një fustan të shkurtër, të cilin e ka kombinuar me një palë çizme me takë.

Ndërsa Blake Shelton kishte veshur në pjesën e sipërme këmishë dhe një xhaketë, ndërsa poshtë një palë xhinse të thjeshta. Në fotot e publikuara në rrjete sociale ata shfaqen duke qëndruar pranë tortës gjigante dhe duke kërcyer në sallë përkrah njëri-tjetrit.

“3 korrik 2021. Ëndrrat bëhen realitet! Të dua Blake Shelton”, shkruan Gwen përkrah fotove të saj nga dita e martesës.

Një nuse aspak e zakontë! Këngëtarja e famshme zgjedh fustan

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka shpalosur para deputetëve të…