Një parti gjermane i jep mbështetje Kurtit, kritikon të tjerët

24 mars 2020 | 15:28

Partia Socialdemokrate në Gjermani (SPD) ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit politike në Kosovë.

Grupi parlamentar i SPD-së i ka bërë thirrje LDK-së që ta tërheqë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, duke theksuar se në situatën aktuale qeveria Kurti është duke vepruar me kujdes.

“Në krizën aktuale, qeveria e kryeministrit Albin Kurti po vepron me kujdes. Prandaj ne jemi shumë të shqetësuar për mënyrën sesi forcat brenda vendit po përpiqen të përdorin pandeminë për përfitime politike. Në vend që të flasë me qeverinë me një zë dhe të thërrasë për respektim të masave mbrojtëse, presidenti Thaçi po bën thirrje që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, duke zgjeruar kështu kompetencat e tij. Vendet e BE-së kanë parasysh këto aktivitete politike. Vendimi i Albin Kurtit për të shkarkuar ministrin e Brendshëm Agim Veliu është logjike pasi ai kishte folur në favor të urgjencës dhe kështu kundërshtoi autoritetin e kryeministrit për të nxjerrë udhëzime”.

“Grupi parlamentar i SPD i bën thirrje gjithë LDK-së që të tërheqë mocionin e mosbesimit të paraqitur. Populli i Republikës së Kosovës ka nevojë për stabilitet politik më shumë se kurrë. Eshte një shenjë inkurajuese që Presidentja e Parlamentit, Vjosa Osmani, dhe deputetë të tjerë dhe ministra nga LDK janë kundër votës së mosbesimit. Përpjekjet e forcave jo-evropiane, nën hijen e pandemisë globale të koronës, për të vazhduar më tej me planet për një shkëmbim territoresh midis Serbisë dhe Kosovës nuk mund të tolerohen fare. Këto rrezikojnë stabilitetin e të gjithë rajonit. Ne i refuzojmë lojërat e tilla”, është theksuar në deklaratën e grupit parlamentar të SPD-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrugët e Juventusit dhe të Cristiano Ronaldos mund të ndahen…