PSG-ja interesohet për Ronaldon

24 mars 2020 | 15:23

Rrugët e Juventusit dhe të Cristiano Ronaldos mund të ndahen në verën e ardhshme. Megjithëse u përfol se bardhezinjtë i ofruan rinovim kontrate yllit portugez për ta mbajtur të veshur fanellën e tyre deri në vitin 2024, duke i besuar kështu deri në moshën 39-vjeçare.

Por tashmë në skenë del emri i PSG-së, që sipas spanjolles “Diario Gol” do të synojë të marrë shërbimet e Cristiano Ronaldos.

Klubit francez nuk i mungojnë aspak të ardhurat dhe është i gatshëm ta mbushë me para 5 herë fituesin e “Topit të Artë”. Neymar ka nisur të flirtojë sërish me Barcelonën dhe marrëdhënia me PSG-në prej kohësh nuk është e qetë, gjë që mund të sjellë largimin e tij nga Parisi. Për këtë arsye gjigantët francezë kanë hedhur sytë drejt Ronaldos për të udhëhequr majën e sulmit. Megjithatë gjithçka pritet të zbulohet në verën e ardhme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas mediave shtetërore, një banor i Provincës Yunnan, Kinë, ka…