Një person gjendet i vdekur në bodrumin e një ashensori në Gjilan
27 shkurt 2024
| 17:11
Një person është gjetur i vdekur në bodrumin e një ashensori të një ndërtese.
Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 22:37, në rrugën Gjilan – Kamenicë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka bërë me dije se për këtë rast është informuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante, ku me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion”, ka thënë ai për “Klankosova.tv”.