Një person gjendet pa shenja jete në një depo të Vushtrrisë

15 maj 2022 | 10:35

Një person është gjetur i shtrirë dhe pa shenja jete në një depo në Vushtrri, të shtunën.

Në raportin e policisë është thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe se mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe  sekuestruar një revole  me një karikator, dhjetë fishek dhe një gëzhojë. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia.

Rasti cilësohet si vdekje e dyshimtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një punëtor i një poste të shpejtë ka raportuar se…