Një person plagos veten në Klinë

24 shtator 2023 | 09:09

Një person ka plagosur aksidentalisht vetën në Klinë.

Rasti ka ndodhur ditën e shtunë rreth orës 09:23.

“I dyshuari mashkull kosovar është dërguar në tretman mjekësor, pasi që me pushkë gjuetie aksidentalisht kishte plagosur vetën. I dyshuari është jashtë rrezikut për jetë. Pushka e gjuetisë, një fishek dhe një gëzhojë janë konfiskuar”, njofton policia.

Rasti është duke u hetuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina pretendon se sulmi raketor i të premtes mbi Flotën…