Një person theret me thikë në qendër të Prishtinës, dërgohet në spital

04 nëntor 2021 | 15:12

Një person është therur me thikë të enjten në qendër të Prishtinës.

Rastin  për mediat e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 14 :00, kemi marrë informatën për një person të lënduar në rrugë ‘Edit Durham’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat fillestare dyshohet që  viktima një mashkull rreth 25 vjeç, ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit  policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…