Një personi në aeroportin e Prishtinës i gjendet një elektroshok

27 korrik 2021 | 09:47

Një person është ndaluar në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, pasi iu gjet një elektroshok.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, në të cilin thuhet se gjatë kontrollit në çantën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një elektroshok, përcjell Demokracia.com.

Aeroporti Adem Jashari, 26.07.2021 – 01:30.  Është raportuar se gjatë kontrollit në çantën e të dyshuarit mashkull kosovar i cili udhëtonte në  destinacionin e Stambollit i është gjetur dhe sekuestruar një elektroshok”, thuhet në raportin e PK-së,

Policia ka njoftuar po ashtu se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tetë persona kanë humbur jetën pas përplasjes së 22 makinave…