Një presidente dhe ministre e përgjegjshme do të duhej ta shkarkonin ambasadorin Berishaj

22 prill 2022 | 15:06

Opinionisti Imer Mushkolaj, ka reaguar në lidhje me skandalin për të cilin kanë  mediat sllovene, të cilat kanë theksuar se në këtë skandal është i përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Mushkolaj me këtë rast ka thënë se po të kishte Kosova një presidente  dhe ministrie të Jashtme të përgjegjshme, ambasadori Berishaj do të ishte shkarkuar menjëherë nga detyra.

“Një presidente e përgjegjshme, një ministre e Jashtme e përgjegjshme do të duhej ta shkarkonin menjëherë nga detyra ambasadorin Martin Berishaj, deri sa drejtësia t’iu jep përgjigje dyshimeve për skandalin financiar. Çdo përpjekje për arsyetim nuk ndihmon, vetëm dëmton”, ka shkruar Mushkolaj  në llogarinë e vet në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vazhdimisht po qarkullojnë zëra se Robert Lewandowski nuk do të…