
Një punëtor bie nga ndërtesa ku punonte, arrestohet pronari i kompanisë
07 prill 2021
| 11:18
Një punëtor ka rënë nga ndërtesa në të cilën po punonte në rrugën “Ferdi Curri” të Prishtinës, të martën, ndërsa pronari i kompanisë ku ai punon është arrestuar.
Siç ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh, punëtori ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.
Me rastin janë duke u marrë edhe inspektorët e punës.
Pronari i arrestuar është dërguar në mbajtje.