Një qytetar në Pejë e gjen një kuletë me 600 euro dhe e dorëzon në polici

09 qershor 2023 | 09:06

Më 8 qershor, rreth orës 19:30, në Stacionin Policor në Pejë, një qytetar ka deklaruar se i kishte humbur kuleta me dokumente personale dhe para në shumën prej 600 euro.

Derisa ishte duke raportuar rastin në Stacionin Policor në Pejë, është paraqitur qytetari i cili e kishte gjetur kuletën në rrugë, dhe të njëjtën e ka sjell në polici.

Kuleta së bashku me dokumentet dhe paratë që i kishte në kuletë i janë kthyer qytetarit viktimës.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarin për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.

“Apelojmë tek qytetarët, që shembuj të tillë të bashkëpunimit me Policinë e Kosovës të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë vizitës në Kosovë ditë më parë i dërguari amerikan,…