Një shtetas austriak vdes në afërsi të Prishtinës

14 qershor 2019 | 18:07

Një shtetas austriak ka vdekur sot, në një hotel në rrugën Prishtinë – Shkup, në territorin e komunës së Graçanicës.

Zëdhënësja e Policisë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në një përgjigje me shkrim, ka thënë se rasti është klasifikuar si “vdekje e dyshimtë” dhe se viktima është një burrë, shtetas austriak.

“Sot në Stacionin Policor të Graqanicës, është iniciuar një rast ‘vdekje e dyshimte’. Rasti ka ndodhur në një hotel në rrugën Prishtinë-Shkup. Vdekjen e viktimës, mashkull, shtetas austriak, e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë, Ahmeti.

Policia nuk ka dhënë detaje tjera lidhur këtë rast. /Rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump,…