Një superlajm për mantelbardhët e Ferizajt, në Ditën e Shëndetësisë

15 qershor 2022 | 14:39

“Në Ferizaj së shpejti nis ndërtimi i Qendrës së Re të Mjekësisë Familjare nr.2 në rrugën “Remzi Hoxha” në qytet, investim ky prej 1.7 milionë euro, falë bashkëpunimit tonë me miqtë nga shteti i Katarit përmes organizatës “Qatar Charity”, kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Njoftimi i plotë i kryetarit Aliu:

Në Ferizaj së shpejti nis ndërtimi i Qendrës së Re të Mjekësisë Familjare nr.2 në rrugën “Remzi Hoxha” në qytet, investim ky prej 1.7 milionë euro, falë bashkëpunimit tonë me miqtë nga shteti i Katarit përmes organizatës “Qatar Charity”.

Ndërtesa e re e QMF II, do të integroj gjithë shërbimet e kujdesit primar shëndetësor, me kushte perfektë të ofrimit të shërbimit shëndetësor për bashkëqytetarët tanë.

Faleminderit shtetit të Katarit dhe drejtuesve të organizatës “Qatar Charity” për bujarinë e mbështetjen madhore për Ferizajn dhe jo vetëm për këtë projekt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ballkani i ka mësuar sot emrat e kundërshtarëve eventualë të…