Ballkani i mëson emrat e kundërshtarëve të mundshëm në rrethin tjetër

15 qershor 2022 | 14:39

Ballkani i ka mësuar sot emrat e kundërshtarëve eventualë të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve ose në Conference League.

Therandasit do të debutojnë në evenimentin më të rëndësishëm të futbollit evropian në rrethin e parë, ndërsa do të ballafaqohet me Zalgirisin e Lituanisë.

E nëse e kalon kampionin lituanez, në rrethin e dytë kualifikues, kampioni kosovar mund të përballet me Malmon, e cila në xhiron e parë do të ketë punë me fituesin e fazës parakualifikuese të kësaj gare.

Nëse eliminohet nga Zaligirisi, ekipi portokalli do t’i vazhdojë garat në Conference League nga rrethi i dytë, Ballkani do të përballet me humbësin e ballafaqimit gjysmëfinal të rundit parakualifikues të Championsit, ku do të përballen Inter Club nga Andorra ose La Fiorita nga San Marino.

Vlen të përmendet se, nëse eliminohet nga Championsi, ekipi kosovar ndeshjen e parë në UEFA Europa Conference League do ta luajë në udhëtim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i…