Një tjetër teori konspiracioni për Bill Gates: Bora në Teksas e rreme dhe e hedhur prej tij

24 shkurt 2021 | 00:26

Lërini mënjanë PizzaGate apo QAnon, ekziston një teori e re konspiracioni në Teksas.

Ndryshimi i klimës nuk është fajtor për stuhinë vdekjeprurëse të dimrit në Teksas … Bill Gates është, besojnë disa teoricienë konspiracioni.

Pas mikroçipave në vaksinat kundër Covid, themeluesi i Microsoft-it sipas teoricienëve të konspiracionit ka krijuar borë të rreme.

Disa përdorues të Tik Tok pretendojnë se po postojnë prova se moti i keq nuk është rastësi, por puna e mbrapshtë e miliarderit të softuerit.

“Kjo i shkon qeverisë sonë dhe Bill Gates. Faleminderit Bill Gates për përpjekjen për të na mashtruar se kjo është borë e vërtetë”, thotë një grua në videon e saj teksa përpiqet të shkrijë me çakmak një top të supozuar dëbore.

“Dëbora nuk digjet dhe nuk pikon as ujë” shton ajo.

“Eksperimenti” me dëborë është bërë viral në rrejet sociale dhe qindar të tjerë kanë provuar mënyra nga më të ndryshmet për të shkrirë dëborën dhe kanë postuar videot e tyre në rrjetet sociale.

Komuniteti shkencor nuk ka dyshime, por përdoruesit e TikTok vazhdojnë të përhapin lajme të rreme me teoritë e tyre. Ata pretendojnë se Bill Gates, i cili ka studiuar ndryshimet klimatike për vite me radhë fshihej pas kësaj që e quajnë dëborë “false”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Specat djegës kanë një mori përfitimesh shëndetësore. Studiuesit madje kanë…