Një virus tjetër mund të vijë nga Afrika

22 shkurt 2021 | 11:30

Pamje tronditëse zbulojnë pangolina, breshka deti dhe majmunë që shiten në Lagos, duke rritur frikën për një virus tjetër.

Pamjet nga tabloidi “Daily Mail” zbulojnë gjendjen e tmerrshme të tregjeve nigeriane të cilat kanë potencialin të shkaktojnë shpërthime të sëmundjeve në të ardhmen tek njerëzit.

Kafshë të ndryshme, duke përfshirë pangolinat, primatët dhe breshkat e detit mbahen të ngordhuara dhe të gjalla në hapësira të mbyllura, ndërsa provat fotografike zbulojnë se shitësit ziejnë kafshët ndërsa janë ende të gjalla.

Përderisa besohet se tregu me shumicë i produkteve ushqimore deti Huanan në Wuhan të jetë vendi i shpërthimit të parë të SARS-CoV-2, patogjen ky që shkaktoi pandeminë Covid-19, e njëjta mund të vijë nga tregu nigerian Lagos.

Ky është një shembull i transmetimit zoonotik ku viruset kërcejnë nga kafshët tek njerëzit dhe ekspertët paralajmërojnë se sjellja e një game të gjerë kafshësh në një hapësirë ​​të vogël krahas njerëzve në kushte të papastra është një recetë e përsosur për sëmundjen.

Malcolm Bennett, Profesor i Zoonotikut dhe Sëmundjeve  në Universitetin e Nottingham, tha për MailOnline: “Nëse do të donit të maksimizonit rrezikun e transmetimit zoonotik, do të përziernit kontaktin njerëzor me një gamë të gjerë kafshësh – shtëpiake dhe të egra – dhe do t’i sillni ato së bashku të gjalla dhe të ngordhura në të njëjtën zonë.”

Sëmundjet zoonotike nuk janë të pazakonta, me Covid-19, SARS, MERS, Ebola, HIV, murtaja bubonike, tërbimin, virusin e Nilit Perëndimor dhe sëmundjen Lyme të gjitha këto janë me origjinë nga kafshët përpara se të infektojnë njerëzit. /tvklan.al/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Britania e Madhe raportohet se është shprehur e gatshme për…