Një vizion poetik për kurthin e çastit në ekzistencën njerëzore

02 janar 2020 | 19:31

Dr. Arben Hoxha

Përmbledhja më e re me poezi e poetit tashmë të njohur Pal Ndrecaj, me titull “Nëpër galaktikën që e ke krijuar vetë”, është një vepër e cila na futë në “galaktikën” e qartësisë së vetëdijes për mospërputhjen që ekziston midis dëshirave, aspiratave e idealeve tona dhe botës në të cilën ekzistojmë. “Nëpër galaktikën…” poetike të Pal Ndrecajt lexuesi mund ta shijojë dramën e dispropozicionit etik që ekziston midis dëshirave e idealeve të njeriut në botë dhe refuzimit që bota ua bënë atyre idealeve e dëshirave.

Si të bëhen aspiratat tona të pranueshme për botën?

Të hysh “Nëpër galaktikën…” poetike të Pal Ndrecajt do të thotë ta shijosh qartësisht fatumin e çarjes së thellë që ekziston mes ekzistencës njerëzore dhe botës, si gjendje në të cilën ajo ekzistencë bëhet e dukshme. Të hysh “Nëpër galaktikën…” poetike të Pal Ndrecajt do të thotë ta përjetosh pamundësinë e realizimit të absolutes dhe drithërimën rrënuese që shkakton qartësia e vetëdijes për kurthin që çasti ia ngrit ekzistencës njerëzore.

Vëllimi poetik i Pal Ndrecajt “Nëpër galaktikën që e ke krijuar vetë” është shprehje e një vizion poetik mbi këtë kurth të çastit, i cili, jo që e mohon fuqinë vepruese të “iluzionit” brenda gjendjes njerëzore, por, përkundrazi, përmes tij i bën ftesë ëndrrave, dëshirave e idealeve, të cilat e fuqizojnë pozicionin e të mirës, të bukurës të vërtetës, si shfaqje të absolutes në përmbushjen e detyrës për ruajtjen e dinjitetit të vazhdimësisë së ekzistencës njerëzore në botë.

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova pritet të përballet me një mot të ftohtë e…