NJERIU QË KA PLATFORMË AI NJERI KA GJAKFTOHTËSI

22 qershor 2023 | 22:30

Ky është Muahmet Mavraj!

Ismet Sylejmani

Gazeta e studentëve të Universitetit të Prishtinës “Bota e Re”, atëherë kur ka filluar ndryshimi i saj radikal dhe kur ajo ka braktisur rrugën e vëllazërim-bashkimit jugosllav dhe kur është vënë me këmbë mbi tokë,
Me një përkushtim intenziv dhe në kushte të rrethimit dhe të aphartheidit klasik të sistemit të kriminelit Milosheviq, 44 ditë janë dashur për t’u pergaditur numri i parë me Kryeredaktorin revolucionar Muhanet Mavraj!

Urime ditëlindjen, Shoku e Miku im i madh Muhamet Mavraj!
? të lumtura!
Gëzuar ?

Me shumë respekt,
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 22 Qershor 2023!

DITËLINDJA E EMRIT TË MADH E TË LAVDISHËM MUHAMET MAVRAJ

Ditëlindja e çdo njeriu, është ngjarje pavarësisht nga madhështia e atij që e ka dhe atij që i festohet e nderohet, por kjo ditëlindja s’është meritë e tij, sepse kushdo që ka lindur dhe jeton, ka edhe ditëlindje!

Por vlera e ditëlindjes është diçka krejt tjetër, sepse ajo matet me çfarë ka bërë Ai ose Ajo!
Peshohet në detaje të padukshme se sa kanë bërë Ai ose Ajo në dobi të shoqerisë, në dobi të vëndit, në dobi të Atdheut, në dobi të familjes e në dobi të fisit nga njëra ditëlindje në tjetrën dhe për çdo gjë!

I dashur Muhamet Mavraj!

Ti je i shtrenjtë!
Ti je njëri prej bijëve të mëdhenj të Kombit tonë!
Ti je magjia e një dashurie të papërshkruar për njerëzimin, për luftën e madhe çlirimtare të popullit, Atdheut e Kombit tonë, Ti për gazetarinë shqiptare je dhurata më e bukur e Zotit!

Ty si askujt tjetër, të shkon formulimi i madh, se personi që e admiron, nuk është ai që e sheh çdo ditë, që e takon çdo ditë, që degjohesh me të çdo ditë, por Ai që e ke në mendje çdo ditë, që shërbehesh me shembullin e Tij, që flet me të tjerët për Të, që ju shkruan të tjerëve për Te, etj., etj., sepse me qëndrimin e Tij, Ai është në mes të epokave, është kufiri i madh në mes të vjetrës dhe përparimtares,…

Ikona e gazetarisë heroike çlirimtare shqiptare Muhamet Mavraj, është i vetmi gazetar shqiptar, që me vendim të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, në ndrrim të moteve 1998-1999 është caktuar të jetë jo në front lufte të armatosur, por në Prishtinë!

Dhe ky gjigant gazeten studentore “Botën e Re”, jo vetëm e ka bërë si “Zërin e Kosovës” organin e LPK-së, por me përmbajtjen e sajë e ka shënderruar në Organ të UÇK-së!

Urime Shoq!
? të lumtura!
Me respekt e me dorë në zemër,
Gëzuar ?!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 22 Qershor 2022

?
Shoku e miku im i madh
Muhamet Mavraj!
Sikur llampa që ndriqon dhe sikur Epoka e Re që vigjilon, je drita e popullit, Atdheut dhe Kombit!
Gëzuar ?

Ismet Sylejmni,
Prishtinë, 22 Qershor 2021

DITËLINDJA E PERSONALITETIT TË MADH KOMBËTAR MUHAMET MAVRAJ, ËSHTË DATË E SHËNUAR PËR KOMBIN SHQIPTAR

Sot është ditelindja e njërit prej veprimtarëve më të lavdishëm të Atdheut, njërit prej bijëve më të mëdhenj të kombit tonë, gazetarit legjendar të popullit shqiptar, shokut dhe mikut tim të nderuar Muhamet Mavraj!

Sot e ka ditëlindjen shqiptari i madh Muhamet Mavraj, njëri prej katër Udheheqësve më të mëdhenj të studentëve në historinë e Universitetit të Prishtinës që nga themelimi i tij e deri në çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese!

49 vjet më parë, më 22 Qershor të vitit 1971, Nëna Zojë, nëna shqiptare në Staradran të Istogut sillte në jetë dhe kryente njëren prej lindjeve më të mëdha në Kosovë e vise, birin e saj që do të bëhej emër i madh dhe i dëgjuar në të gjitha anët e Atdheut dhe në të gjithë botën!

Emri Muhamet Mavraj, bashkë me emrat e Rektorit prof. Dr. Ejup Statovci, dhe udhëheqësve studentorë, Bujar Dugolli, Driton Lajçi e Albin Kurti, është emri më i madh i studentit udhëheqës shqiptar nga Kosova!

Ditëlindjet e këtij burri të madh, që i kanë të rrallë popujt e kombet e civilizuara, janë e do të jenë ngjarje të mëdha në kalendarin e Atdhut tonë, sepse ky si askush tjetër në histori, u vu në ballë të Kuvendit e në udheheqje të Unionit të Studentëve të Prishtinës në Kosovë!

Gazetari emblematik Muhamet Mavraj është personalitet e figurë e madhe e të kaluarës, i cili gjatë luftës së UÇK-së me gazetën studentore BOTA E RE dhe pas luftës së UÇK-së me gazetën ditore EPOKA E RE, ka vulosur me fuqi bombarduesi ushtarak të gjitha evenimentet e mëdha dhe kardinale të zhvilluara në Kosovë dhe rajon!

Ditëlindja e Profesorit universitar Muhamet Mavraj, përbën ngjarje të shënuar, pasi ky personalitet me fuqi të madhe historike, njerëzore, profesionale dhe intelektuale është aktori e faktori i madh, që në luftën për liri e çlirim të Kosovës ka luajtur rrol shumë të madh dhe vendimtar!

Urime Shoq, edhe shumë të tjera të uroj, me shëndet e suksese!

Me respekt!
Ismet Sylejmani
Prishtinë, 22 Qershor 2020!

MUHAMET MAVRAJ URIME DITËLINDJEN

Urime ditëlindjen shqiptari i madh, gazetari legjendar i popullit shqiptar, Kryetari i famshëm i Kuvendit të Unionit të Studenteve të Universitetit të Prishtinës, njëri prej drejtuesve historik të demonstratës më të madhe të studentëve e të popullit shqiptar ne vitin 1997, Kryeredaktori historik i gazetes studentore“Bota e Re” të kohës së luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shoku e miku im i nderuar Muhamet Mavraj!

Kushdo që ia ka bërë shërbimin më të vogël Atdheut e Kombit shqiptar, ska se si të mos i gëzohet ditëlindjes Tënde!

Ti je jo vetëm gazetarë legjendarë, por je edhe pena ndër më të guximshmet të planetit njerëzorë!

Gazeta më e guximshme shqiptare “Epoka e Re” është mediumi informativ që të ngjanë e të përfaqëson, të mbronë e të nderon kudo e kurdo që përmendet emri Yt i madh!

Të uroj edhe shumë vite jetë e ditëlindje të tjera, me shëndet të mirë e suksese të mëdha!

Me shumë respekt
Ismet Sylejmani
Prishtinë, 22 Qershor 2019!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas takimit me përfaqësuesin e lartë të BE-së në Bruksel,…