Njihuni me pishinën më spektakolare në botë (Fotot)

21 tetor 2019 | 16:27

Është një nga godinat më të vjetra në Dallas, ndërtuar në vitin 1920 me një stil neo-gotik, por është njëkohësisht edhe një prej hoteleve më të njohur në qytet, falë edhe një “shpikjeje” spektakolare, një pishine në katin e dhjetë që praktikisht del në rrugë për 2,5 metra.

Hoteli “The Joule” është edhe ndër më të shtrenjtët, pasi për të qëndruar në një nga 160 dhomat e tij, dhe për të shijuar pishinën fantastike, çmimet fillojnë nga 299 dollarë nata. Por është pikërisht “laguna” në mes të betonit që e bën këtë hotel ndër më të frekuentuarit në qytetin amerikan.

Përtej pishinës, hoteli është edhe një galeri e vërtetë arti, pasi në çdo cep të tij mund të gjesh piktura dhe punime të tjera të artistëve klasikë e bashkëkohorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Manchester United, Marcos Rashford, nuk është kënaqur me…