Njoftim i Ministrisë së Shëndetësisë për qytetarët rreth vaksinimit kundër Covid-19

29 mars 2021 | 21:50

Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit të vaksinimit kundër Covid-19 dhe lëhtësimit të qasjes në këtë proces, sidomos për grupet prioritare që do të vaksinohen me dozat e para të vaksinës kundër Covid-19, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje personave të moshës mbi 80-vjeçare dhe atyre me sëmundje kronike, që të presin thirrjen për vaksinim nga njësitë e vaksinimit dhe mos të drejtohen në qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë dhe në qendrat e tjera të vaksinimit, para se të marrin ftesën për marrje të vaksinës.

“Të parët që do të vaksinohen, sikur është bërë e ditur, janë të gjithë profesionistët shëndetësor, ndërsa menjëherë pas tyre, do të vaksionohen grupet e tjera sipas Planit shtetëror të vaksinimit kundër Covid-19, përfshirë personat e moshës mbi 80-vjeçare”.

“Personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike do të kontaktohen nga njësitë e vaksinimit në çdo komunë për t’u vaksinuar, sipas listave të siguruara nga institucionet e vendit, derisa për t’u siguruar përfshirja e plotë e tyre në lista, gjatë ditës së nesërme, në dispozicion të qytetarëvë do të jetë edhe një platformë elektronike, krahas regjistrimit klasik”.

“Prandaj, me mirëkuptimin e plotë, MSh u bën thirrje personave të moshuar, që të presin thirrjet për vaksinim dhe të veprojnë sipas udhëzimeve që do t’i marrin gjatë gjithë procesit të vaksinimit të tyre kundër Covid-19”, theksohet në njoftimin e MSh-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekspedita e Kombëtares së Kosovës ka arritur në Sevilla dhe…