Njoftim me rëndësi nga komuna e Prishtinës për Zonën Qendër

17 dhjetor 2020 | 18:08

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se me datën 19 dhe 20 dhjetor, rrugët “Fehmi Agani”, “Rexhep Luci”, ”Mark Sopi” (Perandori Justinian) e “Enver Zymberi” do të jenë të bllokuara për parkim për arsye se “Prishtina Parking” do të fillon vijëzimin dhe sinjalizimin vertikal e horizontal të vend parkingjeve në zonën qendër.

“Ndërmarrja “Prishtina Parking” po fillon me vijëzimin dhe sinjalizimin vertikal e horizontal të vend parkingjeve në zonën qendër.

Rrugët “Fehmi Agani”, “Rexhep Luci”, ”Mark Sopi” (Perandori Justinian) e “Enver Zymberi” do të jenë të bllokuara për parkim me datën 19 e 20 dhjetor deri në përfundim të punimeve.

Ju lusim që qarkullimin dhe parkimin e veturave të e planifikoni sipas kësaj informate”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Ju faleminderit për mirëkuptimin! #prishtina?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edinson Cavani është akuzuar zyrtarisht nga FA (Federata Angleze) për…