Njoftim për opinionin publik nga bordi i drejtorëve të KRU ”Prishtina” sh.a.

21 shkurt 2020 | 18:05

Të nderuar qytetarë, të nderuar konsumatorë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” sh.a., të nderuar media elektronike dhe të shkruara të Republikës së Kosovës.

Shkfrytëzojmë rastin që të ua japim disa sqarime lidhur me Performancën e mëparshme dhe aktuale të KRU ”Prishtina” sh.a.

Bordi i KRU ”Prishtina” sh.a. që nga data 18  qershor 2019  është përzgjedhur dhe emëruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në përputhshmëri të plotë me legjislacionin dhe procedurat relevante.

Me të marrë detyrën para 8 muajve, drejtorët e bordit të KRU ”Prishtina” me seriozitetin dhe përkushtimin maksimal kanë marrë menjëherë raportin e ZKA-së (Zyrës Kombëtare të Auditimit), në mënyrë të implementimit të rekomandimeve mbi të gjeturat dhe në të njejtën kohë kanë përgatitë Planin e Veprimit për eliminimin e të gjitha gjetjeve të raportit të vitit 2018, me një kujdes të veçantë që, përgjatë vitit 2019 Ndërmarrja të afarojë me pozitivitet. Pasqyrat financiare të kompanisë për vitin 2019, do të dërgohen me 31 mars 2020.

Me ç’rast janë duke pritë edhe mbylljen e pasqyrave financiare të kompanisë që të certifikohen nga Zyra Kombëtare e Auditimit për të dëshmuar që, Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” sh.a. ka pasqyra financiare pozitive në vitin 2019. Bordi i Drejtorëve ndër tjerash, ka analizuar dhe diskutuar në çdo takim për objektivat e larta lidhur me rritjen e faturimit, rritjen e arkëtimit, zvogëlimin e shpenzimeve, rritjen e investimeve kapitale, reduktimin e humbjeve të ujit dhe shumë objektiva të tjera të cilat janë urë ndërlidhëse e vitit 2019 dhe 2020.

Bordi i Drejtorëve të KRU ”Prishtina” sh.a. tetë muajt e fundit sa janë pjesë e kompanisë orientimet i kishte në objektivat zhvillimore të kompanisë, rezultatet e deritanishme të arritura përgjatë viteve të kaluara, gjendjen ekzistuese të parmetrave financiar dhe operativ, përdorimin e metodave krahasuese dhe empirike në mënyrë të arritjes së efektshmërisë, direktivat evropiane për ujin e pijshëm dhe ujërave të zeza, etj.

Ata shprehën të gatshëm që, si përgjatë vitit 2019 (që realisht kishin kontribuuar në përmirësimin e pasqyrave financiare nga viti 2018) ashtu edhe në vitin 2020, do të punojnë pandalshëm në përmbushjen e vizionit dhe misionit të ndërmarrjes, gjithnjë krahas përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve karshi konsumatorëve dhe rritjes së vlerës së aseteve të kompanisë.

Drejtorët e bordit falënderojnë të gjithë konsumatorët për pagesa të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit me mesazhin e qartë që, çdo pagesë e tyre për shërbimet e ofruara do iu rikthehet në investime afatgjate infrastrukturore për një jetë më të lehtë e më të mirë për ta.

Në të njejtën kohë ata falënderojnë të gjitha komunat në zonën operative me të cilët do të vazhdojë bashkëpunimi në të mirë të qytetarëve të komunave përkatëse. Falënderime të veçanta edhe për të gjitha mediat elektronike dhe të shkruara për bashkëpunim të shkëlqyeshëm ndër vite, për të gjithë donatorët / kontributdhënësit që ,përmes donacioneve dhe investimeve të tyre nga viti 2000 e deri në vitin 2019 ndihmuan në ngritjen e kapaciteteve humane dhe infrastrukturore në këtë kompani, e cila ofron shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit  në (40%) të territorit të Republikës së Kosovës, shoqërinë civile dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tjerë.

Bordi i Drejtorëve të KRU ”Prishtina” u garanton të gjithë konsumatorëve të ndërmarrjes, furnizim me ujë të pijshëm dhe cilësorë 24 h pandërprerë si dhe lehtësime në mënyrën e kryerjes së obligimeve financiare ndaj shërbimeve të ujësjellësit e kanalizimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
22.02.2020 Punime të domosdoshme për sigurinë e  sistemit Prishtinë 1.…