Njohja e patentshoferëve nga Gjermania, Hoti: Partneriteti Kosovë-Gjermani, i përhershëm

11 shkurt 2022 | 13:47

Ish-kryeministri dhe deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti është deklaruar pasi Gjermania ka njohur patentshoferët e lëshuar nga Kosova.

Për dallim prej zyrtarëve të tjerë, Hoti s’ka marrë merita, por vetëm ka thënë se sot është konkretizuar angazhimi afatgjatë i institucioneve shtetërore të Kosovës.

“Më vjen mirë që sot u konkretizua angazhimi afatgjatë i institucioneve shtetërore të Kosovës për njohjen e patentshoferëve të Kosovës nga ana e Gjermanisë. Janë mbajtur shumë diskutime me palën gjermane, janë shkëmbyer vizita dhe të dhëna zyrtare për vite me radhë. Partneriteti Kosovë-Gjermani është i përhershëm. Pjesa më e madh e qytetarëve të Kosovës që kanë emigruar për dekada me radhë kanë gjetur strehim dhe punë në Gjermani falë mirëpritjes së shtetit dhe popullit gjerman. Shumë familje në Kosovë e kanë përmirësuar standardin e jetës falë të ardhurave të fituara nga puna e familjarëve të tyre në Gjermani”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AKR-së, deputeti, Behgjet Pacolli, ka mirëpritur vendimin e…