Njohja reciproke kusht për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

12 qershor 2018 | 13:46

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ka thënë se të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel duhet të zbatohen, por Serbia nga ana e saj nuk është duke përmbushur obligimet e saja.

Ai ka thënë për televizionin “serb Prva”, se Prishtina asnjëherë nuk ka ndërprerë dialogun.

“Të gjitha marrëveshjet për ne janë të rëndësishme dhe dihet të gjitha të përmbushen menjëherë. Nuk kemi parë se Serbia po e bën këtë. Nuk kemi dashur të shkojmë në ndonjë prezantim për asociacionin e komunave serbe”, ka thënë ai, kur është pyetur për vazhdimin e dialogut.

Duke folur rreth asociacionit, Arifi ka thënë se marrëveshja tashmë është aktivizuar dhe se grupi teknik duhet të përfundojë statutin dhe kjo është në proces.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është hedhur shorti i raundit paraeliminator i UEFA Evropa Ligës…