NjRSh kap në flagrancë me armë 32-vjeçarin në Fushë Kosovë, shoqërohet në Polici

01 janar 2024 | 14:25

Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre. Ata shpesh kapen në flagrancë me armë të ftohta e mjete të tjera të rrezikshme.

Një rast i tillë është zbuluar në Fushë Kosovë, ku Policia ka ndaluar për kontroll një veturë, nën dyshimet se posedonte gjësende të kundërligjshme.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 32-vjeçar, në veturën e të cilit, Policia gjeti një armë, që e mbante pa leje.

Pas përfundimit të kontrollit policor, arma është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hiç më pakë se 1,4 miliardë euro ka arritur vlera…