Nju Jorku përjetoi ndërprerje masive të energjisë elektrike

14 korrik 2019 | 11:35

Menhetën në Nju Jork është zhytur në errësirë të plotë dhe qindra njerëz janë bllokuar në metro dhe ashensorë, pas një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike goditi qytetin.

Ndërprerja e energjisë elektrike ka zgjatur për pothuajse pesë orë.

Vlerësohet se nga kjo ndërprerje e energjisë elektrike janë prekur 70 mijë shtëpi dhe biznese në Menhetën. Autoritetet kanë thënë se shkaktar i ndërprerjes së rrymës ishte një zjarr që kishte shpërthyer në transformator të energjisë.

“Përderisa punëtorët po punojnë që të rikthehet energjia në Menhetën, ne inkurajojmë të gjithë që të shmangin përdorimin e metrove”, është thënë në një postim në “Twitter” nga Autoriteti për Transport.

Kjo është ndërprerja më e madhe e energjisë elektrike që prej vitit 1977, kur pothuajse i gjithë Nju Jorkut kishte mbetur pa rrymë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-diktatori i Bangladeshit, Hussain Muhammad Ershad,  i cili kishte ardhur…