Nokia prezanton dy modele të telefonave

02 qershor 2023 | 13:43

Kompania finlandeze ka njoftuar se do të prezantoj dy modele Nokia C110 dhe C300.

Nokia C110 sjell një ekran LCD 6.3 inç me rezolucion HD+ dhe një çip MediaTek Helio P22, kurse Nokia C300, përmban një ekran LCD 6,52 inç me të njëjtën rezolucion dhe një Snapdragon 662 SoC.

Nokia C110 përmban një kamerë të vetme 13MP në anën e pasme dhe një blic LED, ndërsa C300 shton edhe një sensor thellësie prej 2MP dhe kamerë makro 2MP.

C300 gjithashtu mburret me një kamerë 8MP me pamjen e përparme, ndërsa C110 përmban një modul 5MP.

Të dyja pajisjet e reja ofrohen me 3 GB RAM dhe 32 GB hapësirë ruajtëse, e cila mund të zgjerohet përmes slotit microSD.

Dy modelet do të kenë sistemin operativ Android 12, ndërsa bateritë janë 3,000 mAh (5W me karikim) në C110 dhe 4,000 mAh (karikim 10W) në C300.

Të dy telefonat kanë korniza dhe mbështetëse polikarbonate, vlerësime IP52 dhe fole kufjesh.

Nokia C110 vjen në ngjyrë gri dhe fillon nga 99 dollarë në SHBA. Nokia C300 ofrohet në ngjyrë blu dhe kushton 139 dollarë.

Të dy telefonat do të jenë të disponueshëm më vonë këtë muaj nga operatorë si Consumer Cellular dhe Tracfone, si dhe shitësit partnerë Walmart, Target, Best Buy dhe Amazon.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku në…