Nora fiton medaljen e artë në Lojërat Olimpike

26 korrik 2021 | 12:08

Kosova po paraqitet mirë në Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi e ka fituar edhe medaljen e dytë të artë.

Pas Distria Krasniqit, edhe Nora Gjakova e ka fituar medaljen e artë olimpike, pasi sot e mposhti Sarah Leoine Cysiquen në final.

Nora triumfoi ndaj francezes në finale e kategorisë deri në 57 kilogramë, duke e fituar medaljen e parë olimpike në karrierë.

Triumfi i 28-vjeçares nënkupton se Kosova i ka fituar tashmë dy medalje të arta në Tokio 2020 dhe tri të arta në historinë e saj në Lojëra Olimpike, që të rija në xhudo.

Është një histori olimpike për sportin kosovar që po shkruhet nga vashat, sepse pas medaljes së parë olimpike në historinë e Kosovës të fituar nga Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike Rio 2016, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i ndoqën hapat e saj në Japoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot janë bërë 23 vite nga rënia e dëshmorit Ymer…