Nora Gjakova kalon në gjysmëfinale të Botërorit, një hap larg medaljes

09 maj 2023 | 14:40

Nora Gjakova ka arritur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të xhudos që po mbahet në Doha të Katarit.

Xhudistja nga Kosova në çerekfinale ka mposhtur garuesen gjermane, Seija Ballhaus në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Ajo ka pasur një paraqitje fantastike ndaj kundërshtares, duke e mposhtur në fund me IPPON.

Nora është garuesja e vetme që po vazhdon ta kërkojë medaljen sot, pasi vëllai i saj, Akil Gjakova dhe Flaka Loxha i dhanë fund eksperiencës në Botëror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në Ditën e…