Normalizimi i raporteve Kosovë – Serbi, kyç për stabilitetin e rajonit

26 shkurt 2023 | 08:29

Gabriel Escobar, emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë – Serbi, ka folur rreth ndikimit të planit franko-gjerman në stabilitetin e rajonit.

Escobari tha se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë mbetet kyç për rajonin.

“Sepse pushtimi i pajustifikuar dhe brutal i presidentit rus Vladimir Putin, dhe ndikime të tjera malinje, synojnë të mbjellin ndarje”, tha ai për gazetën malazeze “Mina”.

Sipas tij, normalizimi i marrëdhënieve do të hapë dyert për integrimin politik dhe ekonomik të Kosovë dhe Serbisë në Evropë dhe do të kontribuojë për stabilitet dhe prosperitet më të madh në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Të hënën, më 27 shkurt, në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Temë e diskutimit do të jetë plani franko-gjerman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Petraq Kolevica Ishte pranvera e vitit 1959. Shëtisnim aty,…