Norvegjia dhuron 76 automjete për Armatën e Maqedonisë së Veriut

25 prill 2024 | 12:41

Në kazermën “Ilinden” në Shkup sot do të dorëzohet donacion prej 76 automjeteve nga Norvegjia.

“76  automjete, nga të cilat 36 janë automjete të lehta këmbësorie të tipit ‘Mercedes Benz-290GD’, ‘Multi 2’ dhe 40 automjete transportuese kamionë ‘Skania-P3’, janë të fundit nga projektet e shumta të bashkëpunimit të vazhdueshëm të shkëlqyer në fushën e mbrojtjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Norvegjisë”, kanë thënë nga Ministria e Mbrojtjes, shkruan “Zhurnal.mk”.

Në aktin e dorëzimit zyrtar do të marrin pjesë edhe udhëheqja e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë, gjeneralë në armatë dhe komandantë të njësive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj,…