Norvegjia miraton ligjin e ri për përdorimin e fotoshopit

03 korrik 2021 | 16:45

Norvegjia ka ndaluar me ligj publikimin e fotove pa treguar se është përdorur fotoshop. Rregullorja e re vjen si një ndryshim në Ligjin e Tregut të Norvegjisë dhe është vjen si pjesë e përpjekjeve të vendit për të trajtuar standardet joreale të bukurisë.

Ligji u sanksionua nga parlamenti norvegjez në 11 Qershor dhe do të zbatohet për fotot me ndryshime që ndikojnë në madhësi, formë ose lëkurë të trupit të dikujt, përfshirë edhe përdorimin e filtrave të thjeshtë.

“Çdo foto ku “forma, madhësia ose lëkura e trupit është ndryshuar nga redaktimi” duhet të shënohet si e modifikuar”, deklaron legjislacioni. Ligji, një ndryshim në Aktin e Tregut të vitit 2009, duhet të miratohet nga mbreti i Norvegjisë përpara se të miratohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ujërat e Meksikës ka ndodhur diçka e rrallë. Në…