Norvegjia, partnere e përkushtuar e të gjitha vendeve të rajonit

17 prill 2018 | 16:34

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sekretarin e shtetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme së Norvegjisë, Audun Halvorsen Beka.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar sekretarin e MPJ-së së Norvegjisë për përkrahjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës.

“Kosova po vazhdon me konsolidimin e shtetësisë. Ne kemi marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët dhe po punojmë për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme me Serbinë”, ka thënë Thaçi.

Presidenti Thaçi ka thënë se Strategjia e BE-së për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Samiti i BE-së me 28 vendet e Bashkimit Evropian dhe 6 vendet e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Sofje, janë konfirmim i të ardhmes evropiane të rajonit tonë.

Ndërsa sekretari i shtetit të MPJ-së së Norvegjisë, Audun Halvorsen Beka, ka theksuar se Norvegjia është partner i përkushtuar i të gjitha vendeve të rajonit dhe i përpjekjeve të tyre për paqe e stabilitet të qëndrueshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell, në…