Nuhiu: Derbi është një kënaqësi, por edhe përgjithësi  

23 nëntor 2021 | 17:20

Trajneri Ardian Nuhiu është shprehur optimist për ndeshjen ndaj Gjilanit, e cila zhvillohet nesër në kuadër të javës së 15-të.

Nuhiu ka thënë se kundërshtari i Dritës ka një ekip të kompletuar, por që futbollistët e tij janë të motivuar për të regjistruar një sukses të radhës në elitë.

“Është kënaqësi të jesh pjesë e kësaj ndeshje, por edhe përgjithësi se e dimë sa e veçantë është kjo ndeshje për tifozët. Gjithashtu edhe klasifikimi i të dyja skuadrave flet shumë. E kemi studiuar kundërshtarin, por edhe e njohim mirë. Gjilani po përformon mirë si grup, por ka edhe individ që mund të vendosin ndeshjen. Kemi punuar që t’i mos i përsëritim ndeshjet e para  dhe më gëzon fakti se futbollistët në përjashtim të Jasharit janë të gatshëm për këtë ndeshje. Shoh të skuadra motiv të veçantë pasi edhe ndeshja është e tillë, duhet t’i shfrytëzojmë pikat e dobëta të kundërshtarit që do të paraqitën gjatë ndeshjes”, ka thënë Nuhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Dritës së Gjilanit, Betim Haxhimusa sot në konferencë…