Nuhiu: Feyenoordi është skuadër e fortë, Drita asnjëherë nuk do të dorëzohet

21 korrik 2021 | 22:37

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka folur para gazetarëve në një konferencë para takimit me gjigantin holandez, Feyenoordin.

Tekniku shkupjan ka vlerësuar lart skuadrën holandeze, mirëpo ka potencuar se skuadra që ai drejton ka përparësin për një arsye.

“Do të jetë një eksperiencë e mirë, si për mua si trajner e po ashtu edhe për ekipin tim. Më vjen mirë që këta futbollistë arritën të sjellin këtu një ekip të madh siç është Feyenoordi. Ne kemi përparësi sepse ne dimë gjithçka për Feyenorrdit. Kemi analizuar shumë ndeshje të tyre, si në aspektin ekipor e po ashtu edhe individual për çdo futbollistë. E dimë që bëhet fjalë për një skuadër shumë të fortë. Kanë lojtar cilësorë, sidomos sulmuesit e krahut e po ashtu edhe në mesfushë e mbrojtje janë të fortë. Kanë lojtarë të rrezikshëm”, deklaroi Nuhiu.

“Është sportive që të shpresojmë. Jemi të përgatitur maksimalisht. E dimë që kemi përballë një ekip të fortë. Në futboll ndodhin gjithmonë befasi. Por asnjëherë nuk do të dorëzohemi. Do ta vlerësojmë kundërshtarin, por asnjëherë nuk do ta nënvlerësojmë kualitetin që kemi. Do të japim më të mirën. Presim dhe shohim. Formacionin do ta zbulojmë në ditën e ndeshjes, në varësi të kundërshtarit. Do të shohim”, përfundoi Nuhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bekim Balaj është zyrtarisht futbollist i Nizhny Novgorod. Bekim Balaj…