Nuhiu: Na mungoi fati kundër Ballkanit

06 nëntor 2022 | 17:35

Drita dhe Ballkani kanë luajtur baras në derbin e xhiros së 15-të në Albi Mall Superligë me rezultat 2-2.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka thënë pas ndeshjes se ishin më lart se Ballkani, por që i mungoi fati pasi krijuan më shumë.

“Jam i kënaqur me futbollistët të cilët bënë maksimumin. Ishim dy herë në avantazh. Kishim mundësi ta mbyllnim ndeshjen, ku patëm dy raste për ta bërë 3:1. Kur nuk shënon, mbetet ai ligji që pastaj vjen ndëshkimi”.

“I përgëzoi lojtarët për luftën që treguan. Ishim më lart se Ballkani, por na mungoi fati për ta fituar ndeshjen”, tha Nuhiu.

Drita vazhdon në krye të tabelë me 31 pikë, katër më shumë se Ballkani që ndodhet në vendin e dytë me tre ndeshje më pak të zhvilluara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
19 persona kanë vdekur si pasojë e një aeroplani komercial,…