Nuk e ftoi në dasmë, flet nëna e Britney Spears

26 qershor 2022 | 14:38

Nëna e Britney Spears, Lynne thotë se dëshiron që vajza e saj të jetë e lumtur pavarësisht se nuk ishte e ftuar në dasmën që mbajti pak javë më parë.

Në martesën me Sam Asghari nuk mori pjesë familja e këngëtares, pas akuzave lidhur me kujdestarinë 13 vjeçare.

Lynne Spears u pa teksa mbërrinte në një aeroport në Los Anxhelos, ku u pyet për vajzën e saj të famshme. 67-vjeçarja, nëna e tre fëmijëve nuk foli shumë për Britney-n, por këmbënguli se ajo dëshiron më të mirën për vajzën e saj të madhe.
Unë dua që ajo të jetë e lumtur”, tha ajo. Në fillim të këtij muaji, Lynne uroi publikisht Britneyn për martesën e saj me Sam Asghari, pavarësisht se nuk ishte e ftuar në ceremoni. Kujtojmë që Britney e ka akuzuar të ëmën se ka qenë ideatorja e kujdestarisë ligjore, që e ka privuar nga shumë gjëra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka deklaruar…