Nuk e keni parë asnjëherë kështu! Jennifer Lopez shfaqet rrugëve me…

28 maj 2023 | 10:42

Këngëtaren dhe aktoren e famshme, Jennifer Lopez, jemi mësuar ta shohim gjithmonë me shumë klas. Por së fundmi, artistja është fotografuar shumë ndryshe.
Ajo është shfaqur m tatuazhe dhe me një pamje të re flokësh. JLo po xhiron filmin e ri “Unstoppable” dhe mesa duket është detyruar të bëjë disa ndryshime.

Ylli i muzikës la pas flokët biondë dhe i ktheu në ngjyrë të errët. Por ajo që ka bërë padyshim më shumë bujë në rrjetet sociale ka qenë tatuazhi i madh në pjesën e sipërme të krahut të djathtë.

Në fakt është një dizajn fals që aktores i është dashur të bëjë në krahun e saj për personazhin e saj të ri në filmin “Unstoppable”, një film prodhuar nga Ben Affleck dhe miku i tij, Matt Damon.
Rikujtojmë, se filmi i ri aksion i “Netflix”, “The Mother”, me protagoniste yllin e muzikës pop, po thyen të gjitha rekordet dhe është bërë filmi më i ndjekur i platformës streaming në javën e parë të publikimit.

Trilleri aksion pati 83.71 milionë orë të ndjekura gjatë periudhës 8-14 maj dhe ishte numri një në 82 vende me pothuajse 43 milionë shikime. Netflix llogarit shikimet duke pjesëtuar numrin total të orëve të shikuara me kohëzgjatjen totale, e cila është 1,96 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vdekjes së Tina Turnerit në moshën 83-vjeçare, Mbreti Charles…