Mbreti Charles nderon Tina Turnerit, kënga e saj luhet në Buckingham Palace

28 maj 2023 | 10:18

Pas vdekjes së Tina Turnerit në moshën 83-vjeçare, Mbreti Charles III ka miratuar një homazh për Mbretëreshën e Rock ‘n’ Roll-it.

Të premten, në oborrin e Buckingham Palace, për nder të saj u luajt një nga hitet më të mëdha të Tinës, ‘The Best’.

Banda e Gardës së Uellsit së bashku me Batalionin e Parë të Trupave të Drums të Gardës së Uellsit luajtën një variant të këngës ikonike në një ceremoni nderuese.

Tina vdiq të mërkurën për shkaqe natyrale pas një sëmundjeje të gjatë, e përkeqësuar nga kanceri i zorrëve, presioni i lartë i gjakut dhe transplantimi i veshkave.

Menaxheri i saj e konfirmoi vdekjen e saj në rrjetet sociale dhe zbuloi se ajo vdiq në shtëpinë e saj në Zvicër.

Pamjet mund t’i shihni KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Ronela Hajati ka dalë e para në festivalin “Netët…