Nuk e paguan Becchetti-n, Shqipëria rrezikon sekuestrimin e pasurive

27 nëntor 2020 | 11:47

Në një artikull të gjatë, gazeta kryesore në Austri “Der Standard” ka shkruar se Shqipërisë rrezikon t’i bllokohen pasuritë që ka në bankat ndërkombëtare, për shkak të gjyqeve që qeveria ka humbur në Gjykatën e Arbitrazhit.

“Disa banka dhe kompani energjetike austriake kanë marrë së fundi një mesazh të pazakontë”

“Një kompani ligjore i pyeti nëse kanë ndonjë pasuri apo ndonjë pretendim nga Republika e Shqipërisë, sepse ato duhet të bashkëngjiten. Arsyeja është një gjyq arbitrazhi që investitorët italianë ngritën në vitin 2015 kundër Shqipërisë dhe e fituan. Gjykata ndërkombëtare e arbitrazhit në Qendrën për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (QZMI) u dha atyre prillin e vitit 2019, të drejtën e një kompensimi prej rreth 100 milionë eurosh. Për shkak se qeveria në Tiranë refuzon të zbatojë këtë vendim të arbitrazhit, pasuritë shqiptare që nuk mbrohen nga konventat diplomatike, mund të konfiskohen tani në të gjithë botën”, shkruan gazeta austriake, përcjell “TCh”.

“Der Standard” ka shpjeguar se në Austri, një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomikë të Shqipërisë, firma ligjore “Dorda” e ka marrë përsipër këtë detyrë dhe është përpjekur të mbledhë deri në 25 milionë euro për Francesco Becchetti, një prej tre paditësve.

Llogaritë dhe letrat me vlerë me vlerë në shtatë banka, si dhe tarifat e koncesionit dhe pretendimet e tjera që Shqipëria ka me “Verbund” dhe “EVN” për shkak të projekteve energjetike, janë vënë në pikëpyetje, thuhet më tej në shkrim.

Qeveria shqiptare nuk ka pranuar ende të paguajë dëmshpërblimin e gjyqit, pasi e ka ankimuar procesin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se…